Ndërsa duket se konflikti është më i ndezur në rajonin lindor të donbasit, një luftë krejt e ndryshme po bëhet në Krime: Shpërthime në mes të natës, sabotazh dhe dezinformim. Rimarrja e Krimesë mund të duket një mision i vështirë për Ukrainën, por kjo e fundit ka nisur një përpjekje të konsiderueshme për ta bërë okupimin rus sa më të vështirë që të jetë e mundur. Dhe rusët po përpiqen shumë të fortifikojnë gadishullin që ata e aneksuan në mënyrë të paligjshme në 2014-ën. Kjo përfshin edhe pajtimin e legjioneve të tëra me punëtorë për të ndërtuar fortifikimet dhe llogoret.