Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka depozituar në Kuvend një projektligj, sipas të cilit synohet parandalimi i pastrimit të parave nëpërmjet sektorit të ndërtimit. Sipas ndryshimeve të propozuara në ligjin “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, kërkon që të bëhet sekuestro e ndërtimeve për të cilat ndërtuesi nuk provon dot burimin e parave që investon.