Në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, një mesazh vjen nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e cila e sheh median si një mjet efikas për luftën ndaj korrupsionit. Në këtë ditë të rëndësishme për median, Kim thekson mbështetjen e SHBA për gazetarët e pavarur që përpiqen të zbulojnë e përcjellin të vërtetën, apo luajnë rolin si mbikëqyrës në një mjedis pas përndjekje e vetëcensurë.