Karkalecat po shkatërrojnë të mbjellat në disa zona në juglindje të vendit. Ministria e Bujqësisë filloi nga Belshi procesin e dezinfektimit të vatrave të karkalecit, për të vijuar me Fierin, Vlorën, Elbasanin. Aktualisht po kryhet spërkatja me pesticide e vatrave ku është shfaqur dëmtuesi i karkalecit. Insekti është shfaqur në sipërfaqe relativisht të vogla në bashkinë Divjakës dhe Belshit ku po ndërhyhet me insekticide, që janë miqësore me mjedisin dhe prodhimin.