Top News – Lufta mbyll qiejt, avionët në pista / Emiratet ‘paguajnë’ shpenzimet e të bllokuarve
02/03/2026 14:37

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se do të paguajnë koston për hotelet dhe ushqimin e më shumë se 20,000 pasagjerëve që kanë mbetur të bllokuar në vend për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore. Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil i Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se shteti "ka marrë përsipër të gjitha kostot e pritjes dhe akomodimit për pasagjerët e prekur dhe të bllokuar". "Në dritën e rrethanave aktuale dhe duke pasur parasysh se disa mysafirë kanë kaluar datën e tyre të largimit, por nuk janë në gjendje të udhëtojnë për arsye që janë jashtë kontrollit të tyre, ju lutemi të zgjasni qëndrimin e tyre derisa të jenë në gjendje të largohen", tha një qarkore e lëshuar për hotelet nga Departamenti i Kulturës dhe Turizmit në Abu Dhabi. "Kostoja e qëndrimit të zgjatur do të mbulohet nga ne". Departamenti i Ekonomisë dhe Turizmit i Dubait u ka dërguar gjithashtu një email hoteleve për të ofruar "mundësinë për të zgjatur qëndrimin e tyre në të njëjtat kushte si rezervimi i tyre fillestar". Rreth 20,200 pasagjerë janë prekur nga anulimi ose riplanifikimi i fluturimeve. I gjithë rajoni ka ndalur fluturimet. Aeroportet e Dubait kanë pezulluar të gjitha operacionet nga Dubai International dhe Dubai Ëorld Central deri në njoftim të mëtejshëm. Një nga sallat e Dubai International u dëmtua madje të dielën, me katër anëtarë të stafit që pësuan lëndime. Aeroporti Ndërkombëtar Zayed në Abu Dhabi ka pezulluar gjithashtu operacionet. Rënia e mbetjeve të një droni të rrëzuar atje coi në një viktimë dhe shtatë të plagosur. Edhe katari ka pezulluar operacionet me pasagjerët që janë këshilluar të mos shkojnë në aeroport. Kuvajti gjithashtu ka mbyllur hapësirën e tij ajrore po ashtu pasi një nga terminalet e Aeroportit Ndërkombëtar të Kuvajtit u godit nga një dron të shtunën, me nëntë punonjës të plagosur.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04