Çmimi i benzinës në SHBA ka arritur në 4 dollarë për galon, duke shënuar nivelin më të lartë që nga viti 2022, në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po ndikojnë drejtpërdrejt tregjet globale të energjisë. Rritja lidhet me përshkallëzimin e konfliktit dhe rrezikun për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, një nga arteriet kryesore të transportit të naftës në botë. Çdo kërcënim për këtë korridor strategjik përkthehet menjëherë në rritje çmimesh në tregjet ndërkombëtare. Gjatë muajit të fundit, çmimi i benzinës është rritur me rreth 1 dollar për galon, duke reflektuar pasigurinë në furnizim dhe frikën për ndërprerje të mëtejshme në zinxhirin global të naftës dhe duke bërë që qytetarët amerikanë të ndjejnë drejtpërdrejt efektet e luftës në të cilën vendi i tyre është përfshirë.