Nga Mbretëria e Bashkuar do të udhëtojnë drejt Shqipërisë, zyrtarë të ministrisë së brendshme britnaike me në fokus luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe lëndëve narkotike. Kështu shkruan media britanike ‘Sky News’ duke shtuar se para Krishlindjeve, Tirana dhe Londra do të bisedojnë për mënyrën e trajtimit të kriminalitetit dhe kalimeve të paligjshme të emigrantëve përmes kanalit të LaManshit.