Prej kohësh Shqipëria është kthyer në epiqendrën e sulmeve kibernetike, duke shkaktuar probleme të mëdha. Drejtori i Sigurisë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Enis Ylli, ka paralajmëruar se mund të ndodhin sulme të tjera kibernetike në sektorë të tjerë në vendin tonë, pas atij të e-albania dhe sistemit TIMS. Ylli theksoi se të gjithë duhet të jenë në alarm, pasi qëllimi i hakerave është krijimi i destabilitetit në vend.