Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbarkoi në Tel Aviv pak para orës 10:00 të mëngjesit të së hënës, në kuadër të marrëveshjes Izrael-Hamas për pqaen në Gaza. Me grushtin ngritur, teksa zbriti nga Air Force One, ai falenderoi anëtarët e komunitetit mikpritës izraelit. Trump u prit nga Presidenti Izraelit Isaac Herzog, së bashku me Kryeministrin e vendit Benjamin Netanyahu dhe bashkëshorten e tij, Sara.