Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe Kryebashkiaku Gledian Llatja u ndalën në Shelcan të Elbasanit ku zhvilluan një bashkëbisedim me banorët për punët e bëra deri më tani dhe projektet për 4 vitet e ardhshme. Gjiknuri u shpreh se objektivi i socialistëve është që Shelcani të kthehet në një atraksion të turizmit, duke gjeneruar dhe ekonominë lokale