Një dëm prej disa milionë lekë I është shkaktuar një fermeri në fshatin Lufaj, Njësia Administrative Selitë, në Mirditë. 10 lopë kanë ngordhur nga kontakti me rrymën elektrike, e cila ishte shkëputur dhe kishte rënë në tokë. Shërbimet e komisariatit të Mirditës dhe ekspertë të sektorit të blegtorisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të përcaktuar shkaqet.