Partia Demokratike bën fajtore qeverinë për mbylljen e shumë bizneseve në vend. Në një reagim, ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se për shtatë vjet me radhë qeveria ka goditur ekonominë dhe xhepat e shqiptarëve. Paketa fiskalë, sipas Tabakut, ka pasur si synim grabitjen e bizneseve përmes taksave të larta dhe politikave jo stimuluese.