Policia e Lezhës ka arrestuar dy administratorë lokalesh, pasi janë konstatuar se organizonin aktivitetin e lojërave të fatit, i cili konsiderohet i paligjshëm. Uniformat blu bëjnë me dije se janë prangosur Idriz Kaloçi 38 vjeç dhe Meqan Mlika, 27 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” , Lezhë.