Katër shtetas janë vënë në prangat e policisë, pasi është konstatuar se kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve. Ndërkohë janë proceduar penalisht tre të tjerë, mes tyre një i mitur.