Ish-Presidenti Ilir Meta, njëherësh president I Partisë së Lirisë, ka reaguar lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij, në media por edhe nga SPAK, pas marrjes si I pandehur. Duke u ndalur tek akuzat për lobim në SHBA, Meta shprehet se ai asnjëherë nuk ka autorizuar dikë për pagesa, e për këtë ka kërkuar nga SPAK të kërkojë nga partnerët amerikanë që të hetojnë se kush I ka bërë ato. Ndërkohë Meta ka edhe emrat se kush do të duhej të pyetej për këtë çështje.