Kontrata e lobimit në Uashington që Partia Demokratike nënshkroi para zgjedhjeve të 11 majit me kompaninë Continental është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Top Channel raporton se SPAK ka kaluar nga faza e verifikimit në atë të hetimit për këtë çështje, por pa dhënë më shumë detaje mbi elementët që e bindën prokurorinë për të regjistruar këtë procedim penal.