Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Gentian Gjyli i shoqëruar nga mbrojtësi i tij ligjorë Andi Skëndëri, firmosi këtë të hënë dokumentin që e ngarkon atë me një akuzë të re. Prokuroria e Posaçme i komunikoi Gjylit akuzën “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, vepër penale kjo që SPAK dyshon se Gjyli e ka kryer në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.