Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u tërhoq nga rekursi në gjykatën e lartë, mbetet automatikisht në fuqi dënimi i tij me 2 vite burg. Llalla dhe avokatët e tij që mesa duket nuk kanë patur besim apo ndonjë pritshmëri tek gjykata e lartë, kishin kundërshtuar vendimin e apelit të GJKKO që la në fuqi shpalljen e tij fajtor për mosdeklarim e fshehje pasurie në disa raste.