Deputetët ishin të ashpër ndaj kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, gjatë dëgjesës në Komisionin e Ligjeve. Xhafaj hodhi akuza për vendimmarrje të vonuara nga KLGJ, mos marrje të masave për të eliminuar Çështjet e prapambetura si dhe ngriti shqetësime për ngritjen e sistemit të integruar të menaxhimit të çështjeve. Ndërkohë Llagami u justifikua me mungesë buxheti e burimesh njerëzore.