Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të 23 prillit në katër komuna në veri të Kosovës. Partia tha se nuk janë përmbushur kërkesat që i kanë shtyrë ata të largohen nga institucionet e vendit.