Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në Gjykatën Supreme, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që urdhëroi KQZ-në, të certifikojë Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor në Kosovë. Dy anëtarët e LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, I kërkuan Gjykatës Supreme rrëzimin e vendimit të PZAP-së. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëroi javën e kaluar komisionin zgjedhor të certifikojë Listën Serbe, pak ditë pasi asaj iu mohua regjistrimi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 12 tetorit.