Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar listën e personave të shpallur "non grata" gjatë viti 2021 dhe ia ka dorëzuar atë Kongresit. Në listë është publikuar edhe emri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha dhe dy fëmijëve Shkëlzen dhe Argita Berisha, të cilët u shpallën "non grata" më 19 maj 2021. Njoftimi është në faqen e vet të internetit të DASH , së bashku me emrat e personave të tjerë të shpallur "non grata" në botë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.