Transfuzion gjaku në Partinë Socialistë premton formula e prezantuar nga kryetari Edi Rama, e cila vë në vështirësi për të maksimalizuar votën senatorët e kësaj force politike dhe lë në listë të sigurt vetëm të rinjtë dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Oferta për të pasur të sigurt një ulëse në legjilaturën e ardhshme në Kuvend, mund të joshë disa kryebashkiakë që njëherësh kanë udhëhequr edhe politikisht fushatën e partisë socialiste: sikurse është Ervin Demo, kryetari i bashkisë së Beratit, Emiriana Sako, kryetarja e bashkisë së Durrësit dhe Benet Beci i Shkodrës.