Kryeministri Edi Rama iu rikthye vendimin të Gjykatës Kushtetuese që e konsideroi të paligjshëm shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës. Në hyrje të podkastit të kësaj të premteje, ku kreu i Qeverisë kishte të ftuar pesë kandidatët socialistë në zgjedhjet e së dielës, ai e konsideroi ngërç absurd situatën e krijuar dhe iu drejtua po Gjykatës Kushtetuese që ta lirojë Erion Veliajn.