Pas kësaj bisede telefonike, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj njoftoi para gazetarëve vendimin e Gjykatës së Posaçme për revokimin e masave të sigurisë ndaj klientit të tij. Berisha ndodhej me masa sigurie prej një vit. Më 23 tetor 2023, GJKKO caktoi ndaj tij masën e sigurisë detyrim paraqitje, masë që nuk e respektoi. Më 30 dhjetor 2023, gjykata ashpërsoi masën e sigurisë në arrest shtëpie. Prej asaj dite, Berisha ka qëndruar në banesën e tij, teksa ka kundërshtuar vendimet në të gjitha nivelet e gjykatave shqiptare dhe çështjen e ka adresuar edhe në Strasburg.