Safet Bajri ka lënë qëlinë e burgut të Fierit, pas përfundimit të dënimit dhënë nga drejtësia belge. Mësohet se lirimi është bërë në datë 26 Janar 2023. I forti I Shkodrës u arrestua në shtator të vitit 2018 gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s të koduar “Oaz”, që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër.