Teksa sezoni turistik ka nisur prej javësh, zaptimi i hapësirave publike mbetet një problematikë kryesore, për të cilën policia ka shtuar kontrolle në vijën bregdetare. Në kuadër të operacionit ‘Plazh i Lirë’ janë liruar hapësira në plazhin e Golemit që ishin zënë në mënyrë të paligjshme nga pushuesit. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 70 komplete më ccadra dhe shezlongë, të cilat ishin vendosur nga qytetarët pa lejen përkatëse nga autoritetet. Aksioni u krye nga policia e Kavajës. Ndërkohë do vijojnë kontrollet për lirimin e të gjitha plazheve publike që janë zaptuar në mënyrë të paligjshme.