Qeveria ka liruar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose. Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure. Qose mbante këtë post prej shkurtit të vitit 2024, kohë kur u dorëhoq Admir Abrija. Gjatë drejtimit të burgjeve, ai është përballur me problematikën e mbipopullimit të tyre, si dhe me arratisjen e bujshme të Altin Ndocit gjatë shoqërimit për në spitalin e Durrësit. Bashkë me vendimin e lirimit të Qoses, u mor edhe vendimi për caktimin e pasuesit të tij. Ai është Adriatik Kupi, që më herët ka mbajtur postin e Drejtor