Në mbledhjen e këshillit të ministrave është vendosur lirimi nga detyra si prefekt i qarkut Kukës Albert Halilaj, i cili do kandidojë nën siglën e PS për kryetar të Bashkisë Kukës. Bëhet me dije se në vend të tij është emëruar Granit Gjana. Më herët Gjana ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Bashkisë së Kukësit.