Gjykata e Vlorës ka vendosur të lirojë nga burgu ish-Kryetarin e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, I cili aksidnetoi për vdekje një 17-vjeccar në Llogara. Gjykata e kryesuar nga Lirza Sinollari dhe prokuror Hyrjet Lamaj ka vendosur arrest shtëpie për Vasil Bollanon. Shkak për zbutjen e masës së sigurisë ka qenë gjëndja shëndetësore e Bollanos, pasi ky I fundit dyshohet se vuan nga probleme kardiovaskulare.