Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është liruar nga burgu, pas tre javësh i mbyllur në qeli. Ai u dënua me 5 vite burg për pjesëmarrje në një komplot kriminal. Ish-kreu i shtetit do të qëndrojë në arrest shtëpie nën masa të rrepta sigurie ndërsa i është ndaluar dalja jashtë vendit deri në dhënien e vendimit nga ana e Gjykatës së Apelit. Më 21 tetor, ish-presidenti i qendrës së djathtë, 70 vjeç, u dënua me pesë vjet burg për komplot për të financuar fushatën e tij zgjedhore të vitit 2007 me para nga ish diktatori i libian Muamar Gadafi.