Ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini është liruar pas ndalimit të saj në Belgjikë, ku u përfshi në hetimet për një tender të dyshimtë lidhur me një projekt të financuar nga BE-ja për diplomatët e rinj. Ajo u ndalua të martën pasdite, si pjesë e një hetimi që ka të bëjë me një tender për një kurs pasuniversitar të organizuar nga Kolegji Evropian në Bruges. Mogherini, aktualisht Rektore e Kolegjit të Evropës u ndalua së bashku me dy individë të tjerë, përfshirë Stefano Sannino një zyrtar i lartë i Komisionit Europian. Tre të dyshuarit u liruan sepse nuk u konsideruan si rrezik për t'u arratisur. Hetimi ka të bëjë me një tender të vitit 2021-2022, që u dha Kolegjit të Evropës për të ofruar trajnime për diplomatët e BE-së.