Pas pesë vitesh hetime, ish komandanti I zonës Operative të të Nerodimes, Shukri Buja është liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Ky është rasti i parë i mbyllur për veprat penale të krimeve të luftës të hetuara nga kjo prokurori në mënyrë zyrtare. Në një postim në Facebook, Buja shkruan se kjo është një fitore e madhe dhe e rëndësishme, e cila vërteton pafajësinë e tij, por edhe pastërtinë dhe lavdinë e UÇK-së.