Aksioni për lirimin e hapësirave publike u shtri edhe në Kavajë, ku dy persona u proceduan penalisht për pushtim të tokës. Gjatë kontrolleve të ushtruara në Golem u konstatuan dy hapësira publike që ishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin dhe pa leje nga ana e organeve kompetente.