Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar lirimin nga qelia të avokatit Ulian Barjami. Pasi u mbajt për disa orë në qeli, prokurori I çështjes teksa u njoh me provat e paraqitura nga oficeri I policsë gjyqësore konstatoi se nuk ishin kushtet dhe nevojat për vijimin e këtij ndalimi dhe për kërkimin përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake të vleftësimit apo caktimit të një mase sigurimi personal.