Pas 72 orësh në paraburgim, gjykata penale e Tiranës liroi nga qelia 4 protestues të partisë “Shqipëria Bëhet” të cilët u arrestuan të dielën e 4 janarit gjatë protestës që u zhvillua përballë Kryeministrisë. Togat e zeza vlerësuan se Edison Haklaj, Alfred Matoshi, Eligert Hima dhe Ergjys Llanaj duhet të qëndrojnë në masën “detyrim paraqitje”, të paktën deri në përfundimin e plotë të hetimeve që po kryehen nga prokuroria e Tiranës, institucion që po kryen verifikime edhe për 9 protestues të tjerë që po hetohen pa masë sigurie.