Në durrës po vijon aksioni për lirimin e plazheve publike të cilat janë zënë në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në lagjen numër 15 në kuadër të aksionit të koduar plazhi I liri, uniformat blu konstatuan tre raste zaptimi në plazhin e Kallmit, ku ishin vendosur çadra e shezlongë pa leje.