Policia ka vijuar kontrollet në zonat bregdetare si pjesë e operacionit “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje.Në plazhin e Golemit u zbulua një hapësirë e zënë në mënyrë të paligjshme me 100 çadra dhe shezlongë. Policia i sekuestroi dhe nisi procedimin penal ndaj 3 personave të cilët ishin përgjegjës për zënien e hapësirës publike.