Në Vlorë ka vijuar aksioni për lirimin e hapësirave publike edhe këtë të shtunë. Inspektorati I mbrojtjes së Territorit vijoi me çmontimin e tendave dhe heqjen e karrigeve në rrugët dytësore të qytetit. aksioni i nisur në muajin korrik synon të rikthejë hapësirat publike, që ishin zënë nga biznese të ndryshme.