Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës nisi këtë të martë aksionin në zonën e Kombinatit për lirimin e hapësirave publike. Aksioni u zhvillua përgjatë rrugës kryesore nga “Misto Mame” deri në kthesën e Vaqarrit. Nënkryetari I bashkisë Blendi Sulaj tha se ndërhyrja vjen pas një numri të madh ankesash nga banorët dhe është pjesë e një plani afatgjatë për rikthimin e hapësirave publike