Gjykata e Korçës ka liruar dy vajzat të cilat u arrestuan tre ditë më parë nga policia me akuzën e pornografisë me të mitur pasi ato dyshohen se përmes një faqeje në rrjetin social Instagram kanë publikuar mesazhe me përmbajtje shantazhuese dhe video e foto me përmbajtje pornografike. Prokuroria ka kërkuar për të dyja vajzat masën e arrestit në shtëpi deri në përfundim të hetimeve ndërkohë që gjykata ka caktuar masa më të buta se ato që kërkoi prokuroria. Në përfundim të seancës gjyqësore e cila zgjati gati 2 orë e 30 minutaa, gjykata vendosi detyrim paraqitje për 19 vjeçaren dhe mbikqyrje nga prindërit për të miturën 17 vjeçare.