Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lirojë nga burgu 13 nga 16 të arrestuarit pak ditë më parë, të cilët u kapën duke punuar në një shtëpi ku kultivohej kanabis. “Shtëpia e barit” ishte ngritur në banesën në pronësi të Roland gjonit, i cili së bashku me vëllain e tij, Pjetër Gjoni, janë lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”. E gjithë familja ishte e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, ndërkohë njëri nga vëllezërit vijon të jetënë kërkim.