Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit në Prekaz. Ish-kryeministri Haradinaj u shpreh se sakrifica e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe e gjithë familjes Jashari, është një kujtesë e përjetshme për lirinë dhe se liria e vërtetë meriton çdo sakrificë. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së lirisë, duke theksuar se kjo mund të arrihet vetëm në bashkëpunim me aleatët, veçanërisht me Amerikën.