Viti i Ri e gjen Kosovën pa viza me vendet Shengen, duke bërë kështu që edhe qytetarët e saj, të vetmit të izoluar në rajon, të udhëtojnë të lirë drejt perëndimit. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Presidentja Vjosa Osmani, e cila e konsideroi si një liri të vonuar dhe të mohuar padrejtësisht. “Një vit që fillon mbarë, një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht. Por si gjithnjë, me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane. Gëzuar Kosovë liberalizimi i vizave”, ka shkruar Osmani në Facebook.