Rama: “linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm dhe që kërkimi i gijotinës për të është skandaloz” Për hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, kreu i ekzekutivit Edi Rama ruajti standardin për të moskomentuar hapat e marra nga institucionet e drejtësisë. Por, një koment e pati për diskursin politik e mediatik ndaj Veliajt, që e konsideroi një linçim publik ndaj protagonistit të transformimit të qytetit.