Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masat e sigurisë për ish gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahun dhe vëllezërit Marsel e Xhino Roka, të akuzuar si pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Suel Çela, ndërsa hoqi detyrimin e paraqitjes për gazetarin Elton Qyno. Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu akuzohet nga SPAK se i shërbente Suel Çelës, përmes uljes së dënimeve për anëtarët e grupit të tij, por edhe përmes ndërhyrjes te kolegët e saj për të zbutur masat e sigurisë, apo ulur dënimet ndaj tyre.