Gjykata e Posaçme Antikorrupsion la në burg ish deputetin e PS, Jurgis Çyrbja, i akuzuar për kryerjen e tre veprave penale, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror”. Togat e zeza lanë në burg edhe Ahmet Mashën, arrestuar në aksionin kundër ish deputetit.