Prokuroria Speciale e Kosovës ka liruar katër personat e arrestuar më 24 shtator në Banjskë të komunës së Zveçanit për mungesë provash. Të katër personat u arrestuan ndërsa afër manastirit në Banjskë u zhvilluan përleshje mes Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur. Në këtë sulm, që për Kosovën ka qenë terrorist, humbi jetën Afrim Bunjaku, zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues.