Me 43 vota pro, tre kundër dhe asnjë abstenim, anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan kanë votuar të mërkurën një projektligj, i cili do t’i kërkonte Sekretarit amerikan të Shtetit të përgatisë një raport lidhur me trajtimin e pakicave etnike në Serbi, posaçërisht te shqiptarëve në Luginën e Preshevës.