Vijon beteja ligjore e nisur nga ish kryeministri Sali Berisha për masën e sigurisë vendosur ndaj tij për hetimet e ish klubit sportiv Partizani. Së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, Berisha ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese masën e parë që u caktua ndaj tij nga gjykata e shkallës së parë në muajin tetor të vitit 2023.